AKTUALITET, 5 Shtator 2018, 12:41

Mashtrimi/ Lista e 10 më të pasurve shqiptarë nuk u publikua nga “Forbes”

Mashtrimi/ Lista e 10 më të pasurve shqiptarë nuk u publikua nga

Përgjatë dy ditëve, në media ka qarkulluar një artikull, ku pretendohet se revista Forbes ka listuar 10 njerëzit më të pasur te Shqipërisë.

Në fakt, lista që përmban emrat e disa biznesmenëve dhe disa oligarkëve është fake, pra e rreme. Ajo është shpërndarë nga një faqe e quajtur “Forbes10”, e cila nuk ka lidhje me prestigjiozen “Forbes” por prodhon lajme fake.

Pasuria e biznesmenëve dhe oligarkëve shqiptarë, nuk është rankuar nga ndonjë revistë prestigjioze ndërkombëtare.

Por, në Shqipëri nuk është shume e nevojshme të këtë matje të tilla, pasi është e qartë se kush zotëron pasuri te mëdha, janë së pari politikanët dhe me pas veglat e tyre, oligarkët.

/TPZ.AL/