TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Katër mijë raste dhunë mbi gratë në vit.
Kjo është shifra që raportoi Zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko, takimi sensibilizues me disa të rinj në kryeqytet.
"Kanë qenë 20-30 denoncime në vit, sot numërojmë 4 mijë raste të dhunës në familje të denoncuara në polici. Sipas INSTAT, 1 në 10 gra e denoncojnë dhunën në familje, çka domethënë që kemi 10-fishin e rasteve ende mbrapa dyerve të mbyllura”, - tha Kuko.
Sipas drejtorit të Policisë së Tiranës, Ardi Veliu, tani çdo me procedurat e reja, çdo kallëzim në polici dërgohet direkt në gjykatë.
"Ka ndryshuar gjithë procedura për mënyrën se si ne i referojmë. Automatikisht me marrjen e një kallëzimi është vendosur në një mënyrë shumë të shkurtër që kallëzimi kalon në gjykatë dhe nuk kalon hapa të tjera të cilat ne na vonojnë, e shtojnë apo rëndojnë rastin, por direkt gjykata vendos", tha kryepolici i kryeqytetit.
TPZ.AL