AKTUALITET, 12 Mars 2019, 12:21

Vrau pronaren me urdhër të burrit, Fatjon Karmeshtna dënohet me burgim të përjetshëm

Vrau pronaren me urdhër të burrit, Fatjon Karmeshtna dënohet me

Gjykata për Krime të Rënda dënoi me burgim të përjetshëm Fatjon Karmeshtnën, i cili vrau Suela Sulën me urdhër të bashkëshortit të saj.

Ai akuzohet si bashkëpunëtor në krimin që tronditi Shkodrën dhe ngjalli reagime të forta në atë kohë.

Për këtë krim është dënuar me burg përjetë edhe Sadetin Sula, bashkëshorti i Suelës, i cili porositi vrasjen e saj.

Suela Sula, 38-vjeçarja nëna e tre fëmijëve, u gjet e mbytur në tualetin e mobilierisë e cila ishte në bashkëpronësi me bashkëshortin e saj, Sadetin Sula, në Shkodër, në prill të 2016.

Ngjarja tronditi mbarë opinionin. Fillimisht u mendua se Sadetin Sula ishte personi që kishte mbytur me duar bashkëshorten e tij por hetimet e thelluara zbuluan diçka tjetër.

Analiza e ADN-se zbuloi se ekzekutori material i krimit është Fatjon Karmeshta, punëtor në mobilieri por dhe njeriu me të cilin Sadetini kishte raporte të ngushta.