AKTUALITET, 12 Mars 2019, 10:07

VIDEO/ Tentoi vetëvrasjen në kullën e gazit, Berisha: Dramë tjetër njerëzore e qeveritarëve të kakistokracisë!

VIDEO/ Tentoi vetëvrasjen në kullën e gazit, Berisha: Dramë

Ish-kryeministri Berisha ka shpërndarë në faqen e tij një mesazh shoqëruar me një video të momenteve kur një qytetar në Marinëz është ngjitur në një kullë dhe kërcënon me vetëvrasje për shkak të padrejtësive që pretendon se i janë bërë atij nga pushteti me pronën e tij. Ngjarja ndodhi gjatë ditës së djeshme.

“Akuzon bashkinë e Rroskovecit se i ka marrë tokën nëpërmjet mbivendosjeve’, i shkruan një qytetar ish-kryeministrit Berisha i cili ka publikuar të plotë mesazhin e qytetarit.

Postimi i tij i plotë:

Një dramë tjetër njerëzore e qeveritareve të kakistokracisë!

Një 50 vjeçar tenton të vrasë veten për shkak të padrejtësisë.

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! sb

Një person tenton të hidhet nga kulla e gazit në Marinëz. Akuzon bashkinë e Rroskovecit se i ka marrë tokën nëpërmjet mbivendosjeve.

Policia dhe të afërmit i bëjnë thirrje të zbresë. 56 vjecari Vasil Suku pretendon se bashkia i ka dhënë tokën e tij dikujt tjetër. Bëhet fjalë për toka ku ndodhen puset e naftës dhe banorët përfitojnë të ardhura qeraje nga këto toka.