AKTUALITET, 12 Mars 2019, 11:34

Veliaj përshëndet Rudina Hajdarin duke gënjyer

Erion Veliaj, e ka përshëndetur vendimin e Rudina Hajdarit, por edhe agumentimin që i bëri ajo qëndrimit të saj tek Zëri i Amerikës. 

“Rudina Hajdari ka qenë një nga zërat qytetare më kritike të Bashkisë së Tiranës , por kjo s’më pengon t’i “heq kapelen” e t’ju kërkoj të gjithëve ta lexoni të plotë këtë leksion qytetarie përtej bindjeve”.

Postimi i kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në Instagram

Me këto fjalë, në mënyrë lakonike, kryetari i Bashkisë së Tiranës, e ka përshëndetur përçarjen e opozitës.

Këtë e bëri edhe Taulant Balla dje, por kjo e Veliajt është ndryshe. Ajo bazohet në një të pavërtetë. Rudina Hajdari nuk ka qenë asnjëherë kritike për Bashkinë e Tiranës dhe aq më pak “ndër zërat qytetarë më kritikë”.

Është fare e thjeshtë për ta gjetur këtë. Përveç fjalimeve të ralla në Parlament, ku Bashkia e Tiranës nuk është përmendur kurrë, janë postimet e shumta në Facebook, ku vajza e Azem hajdarit duket se e zhvillon veprimtarinë e saj.

Gjatë vitit të fundit, aty nuk ka asnjë postim për Bashkinë e Tiranës apo Erjon Veliajn, jo pastaj kritikë. Ndoshta Veliaj i referohet aktivitetit jopublik të politikanes së re. Ndoshta në takimet private Rudina i ka shprehur pakënaqësitë e saj, por për këtë duhet të informojë vetëm Veliaj ose Rudina.Dosja.al