AKTUALITET, 12 Mars 2019, 11:25

Dosjet 339 dhe 184, Vasili: Qeveria bie brenda sekondës nëse…

Dosjet 339 dhe 184, Vasili: Qeveria bie brenda sekondës nëse…

Ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili përmes një konference për shtyp, renditi disa nga gjetjet e raportit të OSBE/ODIHR në 2017, i cili përmendte akuzat e PD dhe LSI se në këto zgjedhje ishin blerë masivisht votat si pasojë e kultivimit të kanabisit.

Po ashtu është aluduar për përfshirjen e personave me precedentë të rrezikshëm kriminalë në fushatë.

Por ndërsa në ato kohë mund të ishin vetëm aludime, Vasili thotë se sot këto aludime janë të faktuara përmes dosjeve 339 dhe 184.

“Sot dosja 339 dhe 184 i vënë vulën aludimeve të asaj kohe. Prokuroria e kapur nuk lëviz se bie brenda një sekonde qeveria.

Raporti i OSBE që unë citova kanë si provë këto dosje. Kryeministri dhe ca të huaj klientë të tij, të mbyllin përfundimisht gojën për këtë masakër që është bërë me zgjedhjet”.