TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreui e OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt, nuk di të ndalet. Pasi e ka quajtur parlamenin e përgjysmuar të ligjshëm dhe pasi i ka bërë thirrje deputetëve të listave të zëvendësojnë opozitën reale, Broshard ka shkuar edhe më tej. Ai ka kërkuar në një aktivitet për dekriminalizimin në krah të
kryeprokurores Arta Marku dhe kreut të KQZ-së, Klement Zguri që shumica të votojë e vetme reformën zgjedhore. Duke mbështetur këtë ide që Edi Rama e tha një javë më parë në parlament diplomati Borchardt që nuk lë fjalë të kryeministri pa plotësuar (madje megjithëse nuk është punë e OSBE edhe studentëve u bëri thirrje te dialogonin me Ramën) tha: “Jemi shumë pranë zgjedhjeve të qershorit, por Shqipëria po kalon një moment kritik. Për fat të keq ndryshimet e kërkuara dhe reforma zgjedhore nuk është votuar, ka ngecur në Kuvend”. Pastaj shtoi: “Reforma zgjedhore kërkon 84 vota. Nuk e di nëse ata që janë futur në parlament janë në favor të reformës, por votimi i tyre është i ligjshëm nga pikëpamja juridike”.