TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një takim me 373 studentë ekselentë fitues të Platformës Punë të Mbarë, të cilët do t’i bashkohen administratës publike, kryeministri Edi Rama ka dhënë disa këshilla. Më kryesorja ishte, që studentët e punësuar të mos bëhen si administrata, por kjo e fundit të marrë modelin e tyre.
Më tej, Rama cilësoi protestën e studentëve si një nga arsyet kryesore të punësimit të studentëve ekselentë.
“Keni mundësi që brenda vitit të parë të punës, të njihni vendin e punës. Ashtu si kundër ky është vetëm fillimi i këtij procesi që lidhet me ripërtërimin e administratës.
Vendet e lira në hipotekë, Aluizëm dhe Inspektoriate nga më të ndryshme do të jenë në dispozicion të më të mira. Kshu i keni vënë preh, prurjeve të tepsisë dhe t’i japim admini. Të sjellim disa vyrtyte të munguara që do ripërtërijnë administratën. Ajo që është kryesorja është që ju sillni një administratë idealizimi. Ju nuk keni zgjedhur të justifikoheni, apo të mjaftoheni me 5 ose 6, por përkundrazi keni zgjedhur të ulni kokën dhe të vraponi dhe kjo ju bën një shembull për t’u respektuar. Por jeni një shembull për të gjithë tjetër. Sigurish që gjatë rrugës disa do shkëlqejnë, disa do jenë shumë të mirë, disa nuk do ia dalin dot. Nëse sot jeni 373 ai 374 nuk është këtu se nuk ka një rezultat të mirë. Ju jeni më të mirët. Ju po hyni në administratë që administrata të bëhet si ju, jo ju të bëheni si administrata.”- tha Rama.