TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mjeket e QSUT-se dhe ata të spitalit të Shkodrës solidarizohen me kolegë të tyre, kundër dhunës ndaj mjekëve.
Mjeku Tritan Kalo ka kërkuar ndërhyrje për të marrë të gjitha masat në mbrojtje të mjekëve dhe të bluzës së bardhë, që është e shenjtë.
“Mos harroni që në 1997 kur i tërë shteti u shkërmoq ishin mjekët ata që qëndruan gati për të ofruar ndihmë. Nuk i keni nga mjekët problemet, nuk jeni të varfër nga mjekët, e nëse flitet që për ata që shkelin barin në fushën e futbollit të dënohen 3 vjet, ata që dhunojnë mjekët e kanë pak edhe 30 vjet”- tha ai.
Në protestë është edhe zv/ministria e Shëndetësisë Mira Rakacolli, që ka kërkuar ashpërsim të kodit penal për dhunuesit e mjekëve.