AKTUALITET, 12 Mars 2019, 10:57

Kapen 31 kg drogë në Patos, prangoset babë e bir/ VIDEO

Kapen 31 kg drogë në Patos, prangoset babë e bir/ VIDEO

Policia e Fierit ka vënë në pranga babë e bir, ndërsa ka sekuestruar 31 kg kanabis. Në pranga përfunduan B.G, 51 vjeç dhe A.G, 27 vjeç, banues në Patos.

Sasia e lëndës narkotike u gjet e fshehur në shtëpinë e tyre në kuadër të operacionit të koduar “Lënginas”.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në servisin e kasetofonave në pronësi të tyre, u gjetën disa doza me lëndë narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.