AKTUALITET, 12 Mars 2019, 11:15

Arrestohet McGregor, bëri gjestin skandaloz ndaj tifozit/ VIDEO

Arrestohet McGregor, bëri gjestin skandaloz ndaj tifozit/ VIDEO

Conor McGregor është vënë në pranga këtë mëngjes në Miami.

Ish-kampioni i UFC-së është arrestuar nga policia në Miami, pasi theu telefonin e fansit të tij gjatë momentit kur po e filmonte në rrugë.

Fansi u ka thënë policëve se telefoni kushtonte 1.000 dollarë (888 euro), ndërsa tashmë Conor për të fituar lirinë duhet të paguajë një garanci me vlerë 12 mijë dollarë.

Ylli i UFC-së është akuzuar për “grabitje dhe sjellje kriminale” ka bërë të ditur policia për Fox News.