AKTUALITET, 6 Janar 2018, 21:17

Vllaznia bën një tjetër afrim me vlerë, firmos edhe Berisha

Vllaznia bën një tjetër afrim me vlerë, firmos edhe Berisha

Vllaznia bën një tjetër afrim pas atij të Xhevahir Sukajt. Shkodranët kanë prezantuar mbrojtësin shqiptar të Maqedonisë, Sedat Berishën i cili ka firmosur një kontratë njëvjeçare.

Berisha ka një karrierë të pasur si futbollist teksa përveç aktivizimeve në Maqedoni me Shkëndinë e Tetovës, Shkupin e ekipeve të tjera të këtij vendi, ka luajtur edhe në Turqi dhe në Kuvajt.