AKTUALITET, 6 Dhjetor 2017, 16:43

Vladimir Putin do të garojë sërish për postin e presidentit të Rusisë

Vladimir Putin do të garojë sërish për postin e presidentit

 

Vladimir Putin do të garojë sërish, në zgjedhjet presidentiale në Rusi. Zgjedhjet pritet të mbahen në vitin 2018.

Putin e bëri këtë lajmërim, gjatë fjalimit të tij përpara punëtorëve në qytetin Nizhny Novgorod.

"Unë do të shpallë kandidaturën për postin e presidentit të Rusisë", u shpreh Putin.

Putin ka qenë në pushtet që prej vitit 2000, si kryeministër dhe president. Nëse fiton zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ai do të jetë në pushtet deri në vitin 2024.

Gazetarja ruse, Ksenia Sobchak, ka shpallur gjithashtu kandidaturën e saj, por sondazhet tregojnë se Putin do të fitojë thellë.

Lideri kryesor i opozitës në Rusi, Alexei Navalny, është ndaluar të kandidojë, sepse ai është shpallur fajtor për fshehje të të ardhurave, akuzë kjo të cilën ai e konsideron politike.

Burimi: BBC/ TPZ.AL