AKTUALITET, 6 Dhjetor 2017, 14:43

Duket si vitrinë bizhuterish, por është inventari i vjedhjeve nga shqiptarët

Duket si vitrinë bizhuterish, por është inventari i vjedhjeve nga

Gjykata e Mënshengladbahut në Gjermani dha dënimin për katër shqiptarë të moshës nga 22, 23, 24 dhe 26 vjeç, të cilët akuzohen për 46 grabitje të ndryshme në një periudhën prej 22 gusht 2016 dhe 11 shkurt 2017. (Në foto një pjesë e inventarit të vjedhjeve).

Kështu, shqiptari 26-vjeçar, i cili kishte kryer 23 vjedhje, u dënua gjashtë vjet e dy muaj pas kangjellave. 24-vjeçari me 13 grabitje u dënua me pesë vjet e dy muaj; 22-vjeçari me katër vjet e dy muaj heqje lirie dhe 23-vjeçari me tre vjet e pesë muaj burg, shkruan Tpz.al.

Sipas asaj që raporton portali gjerman, Rp-online.de, banda shqiptare kishte grabitur bizhuteri të ndryshme në vlerë prej 150 mijë euro.

TPZ.AL