TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
"Kryeministri i inkriminuar bën interesantin dhe injorantin nëpër Europën politike", shprehet sot Petrit Vasili, kreu i Grupit parlamentar të LSI, i cili po ndjek me vëmendje, vizitat e kreut të qeverisë, Edi Ramës, në Europë.
"Europa ka parë plot sharlatanë politikë ndaj e dëgjon me indiferencë dhe përçmim këtë kultivues të rëndomte droge, - shprehet Vasili. - Shqipëria dhe shqiptarët përjetësisht ka qenë orientuar vetëm drejt perëndimit, pra drejt SHBA-ve dhe BE-së. Edhe ata politikanë që kanë dashur ta orientojnë ndryshe Shqipërinë kujtohen me përçmim dhe shqiptarët kanë imponuar një vullnet të tillë vetëm e vetëm perëndimor. Po kështu shohin me përçmim e neveri këtë histerinë e kryeministrit, që SHBA dhe Europës i tregon Rusinë, Kinën etj etj.....
Kryeministri i paaftë dhe antishqiptar, që drejton vendin nuk e duron dot shtetin ligjor, që amerikanët dhe evropianët duan në Shqipëri, sepse ky shtet është është kundër drogës, krimit, korrupsionit dhe koncesioneve.
Ndërsa ky shkollëpaku që medemek i jep mend evropës mijevjeçare, do që të bëjë shtetin e trafikantëve, kriminelëve dhe aventurierëve. Është i humbur, do të ikë dhe do ta qeshin edhe si mendjehumbur që është."
TPZ.AL