TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Bën mirë të lexosh raportet e EUROPOL, agjencisë policore të BE”, shkruan një nga dy autorët e shkrimit në Newsweek”, Vincent Triest.
Postimi i plotë në Facebook i gazetarit:
Nëpërmjet mediave mora vesh se Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker kishte komentuar mbi ‘çështjen e drogës në mediat ndërkombëtare’ (dhe shkrimi im në revistën Newsweek), duke thënë se puna e gazetarëve nuk është të kopjojnë njëri-tjetrin.
Në fakt është për të ardhur keq se Presidenti i Komisionit Europian, një nga institucionet më të rëndësishme në BE-të reagojë në një mënyre aq të çuditshme.
Dua ti rikujtoj zotit Juncker që shkrimi në Newsweek ishte bazuar mbi disa raporte ndërkombëtare, duke përfshirë dhe vetë agjencinë policore të BE-së EUROPOL. Do të ishte mirë që zoti Juncker ti lexonte këto raporte.
Por me shumë keqardhje dëgjova edhe si zoti Juncker zgjodhi të ndërhynte në një pyetje jo të drejtuar ndaj tij nga Erisa Zyka që për mua është një nga gazetaret më të mira që ka Shqipëria. Nuk bëri asgjë më shumë sesa punën e saj.
Prandaj dua të shpreh mirënjohje për Erisa, që në fakt është një shembull për çdo njeri që punon në media në Shqipëri. Puna kryesore e një gazetari është të kontrollojë, dhe jo të promovojë. Për të gjithë ata që duan të lexojnë vetëm lajme turistike, mund të abonohen shumë kollaj tek një nga qindra revista turistike që botohen në botë (dhe nuk kanë asnjë obligim të ndjekin lajme të tjera).