TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike ka reaguar menjëherë sot me anë të letre drejtuar Kuvendit ku thuhet se shorti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi i programuar ditën e enjte është antikushtetues dhe se Kryetari i Kuvendit po zhbën kriteret ligjore për kandidatët pasi qëllimi i PS-së, është kapja e e organeve të reja të drejtësisë.
Sipas PD-së, “KED nuk mund të zgjidhet pa ngitjen e organeve qeverisëse të drejtësisë, KLGJ-KLP ndaj PD-ja kërkon ndërprerjen e menjëhershme të procedurës antikushtetuese dhe të merret opinioni i Këshillit të Legjislacionit.”
Reagimi i PD ka ardhur pasi Kuvendi i Shqipërisë ka caktuar hedhjen e shortit të enjten për 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, KED.
Ata do të zëvendësojnë anëtarët e Këshillit të Përkohshëm të Emërimeve në Drejtësi. (KEPD) dhe janë 2 nga Gjykata Kushtetuese, 1 nga Gjykata e Lartë, 1 nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 gjyqtarë dhe 2 prokurorë nga Apeli dhe 1 gjyqtar nga Gjykata Administrative.
Për hedhjen e shortit kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë. Ndaj Partia Demokratike ia ka shprehur këtë qëndrim Kryetarit të Kuvendit nëpërmjet një letre nga Kryetari i Grupit Parlamentar, Edmond Spaho.