AKTUALITET, 6 Dhjetor 2017, 13:29

Familjarët e shqiptarit të arrestuar në Turqi mohojnë lidhjet me gylenistët

Familjarët e shqiptarit të arrestuar në Turqi mohojnë

Nëna e Mariglen Debrovës, që u arrestua pak ditë më parë në Ankara, bashkë me bashkëshorten turke, me pretendimin se ishte bashkëpunëtor i Gylenit, ka adresuar një apel ndaj autoriteteve. Ajo pohon për Balkanweb se nuk e di arsyen se përse është arrestuar i biri ku shton se djali i saj nuk merret me asnjë veprimtari të paligjshme.

“Për tim bir Mariglen Debrova dhe bashkëshorten e tij që janë vënë në pranga kemi mësuar rreth dy javë më parë nga një i njohuri ynë nga Cërriku. Fëmija e tyre, nipi im, është te gjyshi nga nëna sepse nusja është shtetase turke. Deri tani nuk kemi asnjë kontakt me djalin që nga java e fundit e muajit nëntor. Mediat thonë se djali dhe nusja janë arrestuar nën akuzën si bashkëpunëtor i Gylenit por as që behët fjalë të jenë ngatërruar me gjëra të paligjshme. Ata janë të mrekullueshëm dhe shumë korrektë në jetën dhe punën e tyre.”, shprehet ajo.