AKTUALITET, 6 Dhjetor 2017, 16:01

“Audi” lë pa ndjenja motoçiklistin në Durrës, gruaja e tij mbulohet nga gjaku

“Audi” lë pa ndjenja motoçiklistin në Durrës,

Një aksident i rëndë është regjistruar në hyrje të qytetit të Durrësit, pranë semaforit tek unaza e qytetit.

Një automjet tip “Audi” është përplasur me një motor në të cilin udhëtonin një çift bashkëshortësh. Burri është aksidentuar rëndë dhe ka qenë pa ndjenja në momentin që është marrë me urgjencë nga ambulanca për t’u dërguar në spitalin rajonal.

Bashkëshortja e tij që ka mbetur në vendngjarja ka qenë e shokuar dhe e mbuluar nga gjaku.

TPZ.AL.