AKTUALITET, 6 Dhjetor 2017, 15:41

Revista "TIME" zgjedh njeriun e vitit, ja emri surprizë

Revista "TIME"  zgjedh njeriun e vitit, ja emri surprizë

Revista “TIME” shpall “Njeriun e Vitit”, asnjë nga liderët e njohur, surprizon zgjedhja e amerikanëve

Njeriu i vitit, sipas revistës prestigjioze “TIME” është zgjedhur Mohammed bin Salman.

Princi i kurorës Saudite është njeriu me më influencë për vitin 2017.

32-vjeçari, i cili pritet të marrë frenat e drejtimit të vendit mori këtë çmim me 24% të votave.

Në vendin e dytë është renditur lëvizja “MeToo”, kundër sulmeve seksuale dhe ngacmimeve.

Më herët të zgjedhurit e kësaj reviste kanë qenë personalitete të njohur e liderë botërorë si Vladimir Putin, Hillary Clinton dhe madje dhe Papa.

Gjëja që e ka dalluar atë ndër të tjerë është nxitja e reformave ndaj grave, duke bërë të mundur ligjërisht lëvizjen me makina.

Ai ka premtuar se do ndryshojë konceptin e Arabisë Sauditë si të varur nga nafta dhe do synojë ën modernizimin e vendit duke hequr kufizimet në argëtim dhe reduktimin e fuqinë e policisë fetare