TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama u shfaq në rolin e një studiuesi të historisë së Polonisë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologen e tij polake, Beata Szydlo, duke i përmendur asaj disa nga figurat më të shquara që ka nxjerrë kombi i saj.
Ky vit përkon edhe me 80-vjetorin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Polonisë, që sipas asaj që citoi Kryeministri Rama, në shtypin polak në vitin 1937 thoshte se u rivendosën pas 500 vitesh, duke iu referua aleancës midis Skënderbeut dhe mbretit të atëhershëm të Polonisë dhe Hungarisë, Vladislavi III (31 tetor 1424 – 10 nëntor 1444).
Rama e uroi kryeministren polake edhe për përvjetorin e lindjes të babait të rilindjes polake, Jozef Pilsduski (5 dhjetor 1867–12 maj 1935) “Marshalli i parë i Polonisë”.
Shefi i Qeverisë shqiptare tha se e vlerëson gatishmërinë që ka shprehur Polonia për të ndihmuar Shqipërinë në disa në fusha ku Polonia e rilindur pas diktaturës komuniste dhe tashmë tërësisht e integruar në Bashkimin Europian.
“Në fjalën e saj, kryeministrja polake përmendi turizmin, jam i kënaqur pasi në Shqipëri kanë ardhur 74% më shumë turistë polakë sesa vitin e shkuar, të inkurajojë kompaninë e fluturimeve polake, për të vendosur një linjë direkt”, tha Rama.
TPZ.AL