AKTUALITET, 6 Dhjetor 2017, 14:43

Në fundjavë Rama mbledh qeverinë në Shkodër, prezanton edhe drejtorët e disa institucioneve

Në fundjavë Rama mbledh qeverinë në Shkodër, prezanton

Mbledhja e radhës e Qeverisë do te jete serish jashte kryeqytetit. Mësohet se të premten dhe të shtunën kryeministri Rama do të mbledhë ministrat e kabinetit te tij qeverisës në qytetin e Shkodrës.

Pritet që mbledhja mes tyre të mbahet në ambientet e muzeut “Marubi”, ku do të diskutojnë dhe do të marrin vendimet e radhës të Këshillit të Ministrave. Kryeministri Rama gjatë qendrimit në Shkodër do të bëjë prezantimin e disa drejtuesve të rinj të institucioneve. Gjatë qendrimit në metropolin verior do të shpalosen edhe disa prej projekteve që do të investohen në qarkun e Shkodrës.