AKTUALITET, 6 Dhjetor 2017, 14:50

Euro U17/ Kombëtarja e futbollit njeh kundërshtarët, ndeshjet luhen në Shqipëri

Euro U17/ Kombëtarja e futbollit njeh kundërshtarët, ndeshjet

Shqipëria U-17 e futbollit njohu kundërshtarët për kualifikueset e Europianit të 17-vjeçarëve, edicioni 2018-2019.

Shorti i hedhur sot në Nyon të Zvicrës e vendosi Kombëtaren tonë të drejtuar nga boshnjaku Xhemal Mustedanagiç në grupin 8 së bashku me Çekinë, Norvegjinë dhe Azerbajxhanin.

Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Shqipëri do të luhen më 23-29 tetor të vitit të ardhshëm.

Kualifikohen dy skuadrat e para të çdo grupi dhe 4 skuadrat e treta më të mira, kështu që Shqipëria ka mundësi të mëdha të kalojë më tej.

TPZ.AL