AKTUALITET, 5 Prill 2019, 17:39

Vjedhin varëse argjendi në një shtëpi, arrestohen dy shqiptarë

Vjedhin varëse argjendi në një shtëpi, arrestohen dy

Media italiane “Parma Today” shkruan se dy shtetas shqiptarë të moshave 31 dhe 30 vjeç u arrestuan nga karabinierët, pasi vodhën varëse argjendi në një shtëpi në periferi në vendin e quajtur Polesinë.

Dy shqiptarët tashmë janë në burgun e Via Burla. Policia identifikoi shqiptarët nga kamerat e sigurisë. Karabinierët zhvilluan kërkime në shtëpinë ku banonin shqiptarët dhe arritën të gjenin argjendin e dyshuar të vjedhur.

Shqiptarët e arrestuar H.A dhe R.S, përkatësisht 31 dhe 30 vjeç u dërguan në paraburgim. 31-vjeçari rezultonte i pastrehë, kurse i dyti u kap në banesë.