TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryebashkiakja e Prrenjasit ndau pak ditë më parë , lajmin e ardhjes në jetë të fëmijës së dytë, por nuk dha më tej detaje. Megjithatë duket se ajo nuk është përmbajtur nga lumturia dhe ka vendosur të ndajë me ndjekësit emrin e vajzës dhe një foto nga ata ‘të ëmblat’ ku shikojmë doçkën e vogël të vajzës, të sapoardhur në jetë.
“E bekuar nga Perëndia, me një princeshë tjetër???! E quajtëm GAIA, sipas perëndeshës së tokës?? Ajo erdhi fshehurazi, si një rreze dielli dhe na mbushi zemrat dhe jetën tonë, me paqe dhe mirësi, në ditët e zhurmshme të Marsit! Falemnderit miqtë e mi, të afërm, të njohur, qytetarë të Prrenjasit për urimet tuaja dhe ndjesë që s’kam arritur t’ju përgjigjem! Uroj më të mirat për secilin prej jush dhe ju përqafoj fort!”,-shkruan Miranda Rira në profiling e saj personal në Facebook.
