TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dënohet me burg përjetë shqiptari në Zvicër, i shpallur fajtor për vrasjen e një personi, pasi një sherri për një borxh 30 mije euro.
Vrasja ka ndodhur në vitin 2009, në Bonstetten të Cyrihut. Nderkohe qe shqiptar, 43 vjeçar eshte dënuar nga Gjykata e Qarkut e Cyrihut me burgim të përjetshëm për vrasjen e rëndë të kryer me ekzekutim (nga afërsia, me një plumb në kokë).
Shkak për vrasjen e kryer kishin qenë borxhet prej 30.000 eurosh që viktima i kishte vrasësit, shkruan sda.ch
Në vendimin e publikuar nje dite me pare, Gjykata Federale e Zvicrës, si shkalla më e lartë e gjyqësisë së vendit, ka hedhur poshtë të gjitha pikat e ankesës së bërë nga i dënuari, transmeton albinfo.ch. Kështu, Gjykata Federale në vendimin e përmendur bën shpjegime të detajuara në lidhje me momentin e vrasjes.
Shqiptari i dënuar kishte pretenduar se në momentin e ngjarjes ai kishte qenë në Itali, gjë që ,sipas tij, e vërtetonin dëshmitë e telefonatave të kryera. Mbështetur në këtë, ai ka kërkuar lirim nga akuza për vrasje, rrezikim jete dhe shtrëngim.
Gjykata e Qarkut të Cyrihut, vendimin e saj lidhur me rastin, e kishte mbështetur në indiciet dhe deklarimet e ish-mikeshës së vrasesir. Ajo kishte qenë ulur në pjesën e pasme të asaj makine në të cilën viktima ishte qëlluar me armë, kështu që ajo kishte mundur të shihte gjithë rrjedhën e ngjarjes.
I dënuari, e kishte marrë viktimën në makinën e tij, për të biseduar lidhur me borxhet që i kishte ai, transmeton albinfo.ch. Këto borxhe dyshohet të kenë qenë në lidhje me tregtinë me drogë. Biseda ishte përshkallëzuar duke u shndërruar në grindje. Ai kishte nxjerrë një armë dhe kishte qëlluar me të mbi burrin që ishte i ulur përkrah tij. Pastaj ai e kishte tërhequr viktimën tek një përrua.
Aktualisht shqiptari 43 vjeçar është duke e vuajtur një pjesë të mbetur të një dënimi me 10 vite burg në Itali, për një vrasje tjetër, përcjell albinfo.ch. Pasi ta ketë mbaruar, ai do të transferohet në Zvicër, ku, mbi bazë të dënimit tashmë të konfirmuar me heqje të përjetshme lirie, ai nuk mund të lirohet me kusht pa i bërë së paku 15 vjet burg.