TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Kukësi, në kuadër të takimeve ‘Bashkia që duam”, kryeministri Edi Rama konfirmoi Safet Gjicin, si kandidatin e PS për zgjedhjet vendore të 30 qeshorit.
“ Ka ardhur koha që bashkinë të na e jepni ne, si detyrë për të bërë për kukësin shumë gjëra që nuk janë bërë. Duhen 4 muaj për të marrë leje për spitalin. Qeveria vendos fondin për të ndërtuar një pjesë të domosdoshme që të ndërtohet si infrastrukturë dhe 4 muaj për të marr leje, nuk e kam kuptuar akoma arsyen, por faktikisht kemi humbur 4 muaj.” -tha Rama ndërsa shtoi se kandidatin për Bashkinë e zgjodhi mes kuksianëve, ndërsa iu drejtua Safet Gjicit.
“Kandidatin nuk e solla unë e gjetëm mes jush. Ja ku e keni. Po s’fituat kampionatin të paktën fitoni Bashkinë. Nuk e sollëm ne e gjetëm mes jush. “ u shpreh Rama.