AKTUALITET, 5 Prill 2019, 15:54

Luana Vjollca “fushatë” për Veliajn: Lali, me fat që të kemi!

Moderatorja Luana Vjollca duket se po përpiqet të lobojë nëpër rrjete sociale për figurën e kryebashkiakut Erion Veliaj, duke qenë se po afrojnë edhe zgjedhjet e ardhshme për drejtimin e Tiranës. Duke shfaqur nostalgji për periudhën kur ka realizuar një intervistë me kryebashkiakun Erion Veliaj, Luana ka publikuar në “Insta Story” edhe një fotografi ku duket në shoqërinë e Veliajt.

 “Një nga intervistat më të bukura që kam realizuar. Pa skenar, me shumë origjinalitet! Tek tarraca e Bashkisë së Tiranës me Erion Veliaj, si sot tre vjet më parë. Me fat që te kemi lali Eri”- ka shkruar Luana krahas fotos së postuar.