AKTUALITET, 5 Prill 2019, 15:42

Iu shpërthen granata teksa luanin, humb jetën një fëmijë, një plagoset

Iu shpërthen granata teksa luanin, humb jetën një

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak caste më parë në Bulqizë. Një fëmijë ka humbur jetën ndërsa një tjetër është plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate.

Fëmijët kanë hasur granatën në vendin ku ishin duke luajtur. Ngjarja është shënuar në fshatin Kokërdhak në Fushë Bulqizë.

Mësohet se bashkëmoshatari i tij është dërguar në gjendje të rëndë në spital.