AKTUALITET, 5 Prill 2019, 16:40

Rama lë Kukësin me helikopter, poston rrufe në Twitter: Supertakim me mijëra qytetarë

Rama lë Kukësin me helikopter, poston rrufe në Twitter:

Sapo kryeministri i vendit, Edi Rama, është larguar me helikopter nga Kukësi, ku deklaroi se kandidati i PS-së për bashkinë do të jetë Safet Gjici, ka bërë një reagim në Twitter.

Ai e quan takimin me banorët si një ‘supertakim’ në të cilin Rama deklaroi dhe nisjen e punimeve për  aeroportin në këtë zonë.

Vec konfirmimit të kandidatit Rama ka folur gjithashtu dhe për ndërtimin e një aeroporti ndërkombëtar që do i japë frymëmarrje ekonomisë në këtë zonë.

Kujtojmë që kryeministri është pritur me protesta nga banorët, të cilët kanë patur dhe përplasje me policinë.

Postimi ne Twitter:

Një supertakim në Kukës me mijëra qytetarë, aty ku sot nisëm ndërtimin e aeroportit të ri ndërkombëtar✈Faleminderit të gjithëve, me bindjen se së bashku do ta kthejmë Bashkinë e Kukësit në motor ndryshimi e zhvillimi me #PartinëSocialiste?dhe #SafetGjicin✌