TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me kthimin e saj në Prishtinë, Fifi, pak nostalgjike, ka treguar për ngjajret që i ndodhnin kur ishte studente dhe të gjithë silleshin keq me të. Ato kohë kanë qenë të errëta, pasi të gjithë e tallnin.
“Duke ecur rrugëve të Prishtinë si njëherë e një kohë kur kam qenë studente…kur nuk përtoja asnjë moment për të punuar e për të bërë diçka për jetën time. Ato momente m’u kthyen si déjà vu kur i thashë vetes ‘hajde ec pak nëpër qytet si dikur’. Aq e vogël u ndjeva. Që të tjerët të më dëgjojnë zërin kam luftuar gjithë këto vite. Sërish m’u duk sikur nuk kam bërë gjë. Po takoj fytyra me të cilat jam rritur fizikisht e më kanë poshtëruar me fjalë dikur, më kanë injoruar si të mos isha qenie njerëzore. Ama u ndjeva krenare me veten, që i kam luftuar me shpirt e tru dhe sot jam këtu ku jam. Në rrugëtimin tim nuk jam rritur e vetme, por shpirtin askush s’ma ka ndryshuar”,- shkruan Fifi në postimin e saj.
