AKTUALITET, 1 Dhjetor 2017, 22:15

VIDEO/ “Trafikantët na qëlluan, dy kolegë ranë në det”, oficeri grek tregon detaje nga kapja e gomones

VIDEO/ “Trafikantët na qëlluan, dy kolegë ranë në

Mediat helene zbulojnë të dhëna të tjera për trafikantët e kapur me gomonen me 1.6 ton drogë që vinte nga Shqipëria.

Televizioni “Star” ka zhvilluar një kronikë ku janë prononcuar dy nga efektivët e policisë detare të cilët kapën gomonen pas një aksioni të quajtur historik në Greqi.

Gazetari është afruar pranë gomones më 4 motorë të fuqishëm teksa tregon edhe shenjat e plumbave të cilët u lëshuan nga trafikantët.

Njëri nga oficerët tha se: “Trafikantet na qëlluan në Korfuz me armë. Si pasojë e manovrave të skafit tonë ranë në det dy kolegë”

“Kemi pasur rast të ngjashëm para disa kohësh me një gomone tjetër, e ndoqëm nga ajri dhe deti. E ndaluam sërish përmes snajperistëve”, tha oficeri tjetër.

http://www.dailymotion.com/video/x6awogz