TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ishte i ftuari i madh “VIP”, midis dhjetëra yjeve të futbollit botëror, përfshirë Diego Armando Maradonën apo legjendën ruse, Nikita Simonyan në rolin special të prezantuesve, në hedhjen e shortit të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”
Pas hedhjes së shortit në Pallatin e Kremlinit me ndihëm edhe të Lorent Blanc, Gordon Banks, Kafu, Fabio Kanavaro, Diego Forlan, Karles Puyol janë mësuar edhe përbërjet e 8 grupeve.
Rusia vendase do të hap evenimentin me Arabinë Saudite, ndërkohë që do të ketë një grup të thjeshtë me Egjiptin dhe Uruguain.
Grupi i "ferrit" është ai D, teksa Argjentina, Islanda dhe Krocia do të luftojnë për të dalë në krye të grupit, teksa në të është edhe Nigeria.
Spanja do të përballet me Portugalinë në Grupin B, ndërkohë që Belgjika sfidon Anglinë.
Grupi A: Rusia,Arabia Saudite, Egjipt, Uruguai
Grupi B: Portugalia, Spanjë, Marok, Iran
Grupi C: Franca, Australia, Peru, Danimarka
Grupi D: Argjentina, Islandë, Kroaci, Nigeri
Grupi E: Brazil, Zvicër, Kosta Rika, Serbi
Grupi F: Gjermania, Meksika, Suedi, Korea
Grupi G: Belgjika, Panama, Tunizi, Angli
Grupi H: Polonia, Senegali, Kolumbia, Japonia
[gallery ids="29419,29417,29418,29415,29416,29414,29411,29413,29412,29410"]