TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Niveli i ujit në Lumin e Vjosës në zonën e Përmetit tregon se pas disa orësh zonat fushore në rrjedhën e këtij lumi, kryesisht në Fier dhe Vlorë do të përmbyten.
Ushtria po largon banorët dhe gjënë e gjallë nga zonat që janë përmbytur edhe më parë. Energjia elektrike mungon në shumë zona.
Vjosa ka rritur nivelin me të paktën 1 metër nga ora 15:00 e së premtes.
Parashikimet janë që gjatë orëve të natës prurjet të shtohen, ndërkohë që Shtabi i Emergjencave në Qarkun e Fierit raporton se ka evakuuar 1500 banorë në fshatrat Ferras, Çerven e Koshisht, ndërkohë që deri më tani, 180 hektarë tokë bujqësore është nën pushtetin e ujit.
Niveli është rritur të paktën 1 metër nga niveli i orës 15:00, gjatë orëve të natës një shtim të mëtejshëm të prurjeve. Gjatë ditës së sotme, shtabi i emergjencave të prefekturës së fierit,. Janë evakuuar 1500 banorë në fshatrat ferras, cerven. 180 ha tokë bujqësore e mbuluar nga uji.
Problematike situata paraqitet edhe në Qarkun e Vlorës, kryesisht në Novoselë. Edhe këtu, niveli i Vjosës rritet me ritme të frikshme.