AKTUALITET, 1 Dhjetor 2017, 21:38

Pandeli Majko "dekonspiron" godinën se ku do qëndrojnë ekspertët e FBI

Pandeli Majko "dekonspiron" godinën se ku do qëndrojnë

Teksa u pyet për kanabizimin e vendit, Ministri për Diasporën, Pandeli Majko iu shmang përgjigjes duke thënë se shumë shpejt në Shqipëri do të vijnë ekspertë të huaj, përfshirë ata të FBI. Por, Majko gabimisht zbuloi edhe godinën se ku do të punojnë këta ekspertë të huaj, duke cënuar kështu indirekt sigurinë e tyre.

"Ministria e Shëndetësisë, do të lëviz shumë shpejt nga godina, mos them që ka lëvizur. Aty do të vendosen ekspertë të FBI dhe të huaj të cilët do të merren me luftën kundër krimit dhe drogës në Shqipëri." - u shpreh Majko.

/TPZ.AL/