TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka folur në Komitetin e Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile. Pasi dëgjoi ministrat dhe anëtarët e tjerë që merrnin pjesë në mbledhje, kryeministri ka marrë fjalën dhe është ndalur edhe tek përmbytja e autostradës Tiranë Durrës, duke nxituar të eleminojë mbjelljen e palmave dhe ngushtimin e kanaleve kulluese, si një nga arsyet e përmbytjes së kësaj autostrade. Rama tha se cinikët ja vënë fajin palmave por në fakt fajin e kanë ndërtimet pa leje.
"Nuk kanë munguar zërat e ekspertëve të cinizmit, duke ja vënë fajin palmave. Është e papranueshme, të ndërtohet një gënjeshtër se u hap liqeni i Kasharit. Përmbytja ka disa shkaqe të tjera, per të cilat mbështes ministrin e brendshëm, do ti shkojme deri në fund përgjigjësive penale dhe civile. Është ndërhyrë në rrjetin e shkarkimeve. Kërkoj ndjesë të thellë qytetarëve që janë gjendur në atë befasi, që kercënoi jetë njerëzish" u shpreh Rama.
/TPZ.AL/