AKTUALITET, 1 Dhjetor 2017, 16:55

Shemben tri ura, bllokohen tre fshatra në zonën e Shijakut

Shemben tri ura, bllokohen tre fshatra në zonën e Shijakut

Shemben tri ura në Shijak duke bllokuar tre fshatra, Gjepalaj, Çizmel dhe Shetel.

Qarkullimi është i pamundur duke izoluar banorët e fshatrave. Ndërsa probleme ka edhe në Ballias, pasi janë bllokuar rrugët.

Deri tani raportohet se janë përmbytur 50 banesa, 40 familje janë evakuuar, vijon operacioni nga Emergjencat Civile për shpëtimin e banorëve të tjerë që janë në rrezik.