AKTUALITET, 1 Dhjetor 2017, 21:46

Pandeli Majko: Në Shqipëri nuk ka as prostituta dhe as kanabis

Pandeli Majko: Në Shqipëri nuk ka as prostituta dhe as kanabis

Një nga zërat më kryesorë në Partinë Socialiste, Pandeli Majko, komentoi situatën e kanabisit në vend por në një mënyrë të çuditshme. Ai rrëfeu një histori ku la të kuptohej se në Shqipëri nuk ka as kanabis dhe as prostituta.

"E di si është kjo puna e kanabisit, po ju jap një shembull. Një miku im nga Këshilli i Europës më tha se një në tre femra shqiptare janë prostituta. Pra ishte paragjykim dhe e tejfryrë. Kështu ishte edhe kanabisi, u tejfry." - u shpreh Majko për emisionin "Studio e Hapur"./TPZ.AL/