AKTUALITET, 1 Dhjetor 2017, 21:27

Arian Çani: Edhe pse ka përmbytje, këtu nuk vdes njeri...

Arian Çani: Edhe pse ka përmbytje, këtu nuk vdes njeri...

 

Moderatori i emisionit Zonë e Lirë, i ka kushtuar pak minuta përmbytjeve në fillim të emisionit në mbrëmjen e sotme.

Si fillim, Çani ka thënë se edhe pse të gjithë prisnin që emisioni të ishte për përmbytjet, ai nuk mund ta bëjë emisionin për këtë gjë sepse të përmbyturit nuk e shohin, sepse me gjasë janë pa energji elektrike. Ai u shpreh i habitur se si si mund të ndodhë që në vendin tonë të mos vdesë askush nga përmbytjet.

Pas këtyre deklaratave në telefonin e tij ka mbërritur një sms nga një qytetar, i cili i përgjigjej Çanit kështu: "Përse nuk të mori lumi dhe të vdisje ti?",  mesazh të cilin moderatori e lexoi në studio.

Pas diskutimit për përmbytjet, emisioni ka vazhduar rrjedhën normale me të ftuar nga showbizi.

/TPZ.AL/