TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Debatet në seancën parlamentare ishin me akuza, batuta, kundërakuza, ironi që i shpëtuan syrit të publikut për shkak të përmbytjeve në disa zona të Shqipërisë.
Të enjten, ish kryeministri Berisha u përplas me deputeten e re të PS, Elisa Spiropalin.
Më poshtë disa momente nga batutat:
Elisa Spiropali: Lulzim Basha, si ka mundësi që nuk ke këllqe t’u përgjigjesh pyetjeve të drejtpërdrejta…?!
Flamur Noka: Oj gocë, avash me këto, s’ke këllqe se…
Elisa Spiropali: Dilni këtu dhe përgjigjuni ku i keni gjetur ato para për të lobuar dhe për të nxirë Shqipërinë. A mund t’u përgjigjeni atyre pyetjeve që të mos na e nxini faqen edhe neve, që kur kemi qenë të rinj kemi ngritur dy gishtat për lindjen e PD-së? (Berisha ia bën me shenjë, deputetja e PS-së qesh)
Sali Berisha: Gishtat i ngrite kur ishe çupëz, por pastaj u fute në kontejner. Kjo është tragjedia.
Taulant Balla: Çfarë the ore, se s’të morëm vesh fare…
Sali Berisha: Kontejnerët e Kinës. Aha… Se e doni shqip ju.
/TPZ.AL/