TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Burime konfidenciale për Tpz.al, bëjnë të ditur se ish zëvendësministrja e brendshme, Elona Gjebrea, është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Mësohet se zonja Gjebrea është paraqitur vetëm në prokurori dhe ka hyrë nga dera e pasme. Gjebrea është marrë në pyetje nga prokuororja Elisabeta Ymeraj. Ajo ka qëndruar rreth 1 orë e 30 minuta në prokurori.
Pak ditë më parë, në disa media, u publikua lajmi se ish zëvendës ministrja, ishte thirrur nga prokuroria, por ishte vetë ajo që e mohoi lajmin.
Mësohet se Gjebrea është pyetur lidhur me dyshimet se ka qenë në makinën e Habilajve. /TPZ.AL/