TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Teksa gjysma e vendit gjendet nën ujë, ministrat vrapuan për të shpëtuar disa biznese kryesore, mes tyre edhe Mercedes Benz, që është në pronësi të Shefqet Kastratit. Por përveç kësaj, ajo që ra në sy ishte makineria e propogandës që përdor qeveria edhe në raste fatkeqësie.
Nëse hapni facebook, të gjithë ministrat, pa përjashtim dalin nga 2-3 herë video-live për të treguar se janë pranë popullit dhe se po bëjnë shumë punë për ti lehtësuar nga kjo fatkeqësi. Rreth tyre janë edhe disa punonjës të administratës ndërsa mesazhi që përcillet është pothuajse i njëjtë: Kemi gjithçka nën kontroll!
Por e vërteta është ndryshe nga ajo që ofron propoganda e qeverisë. Nën kontroll tani është vetëm biznesi i Shefqet Kastratit, ndërsa qindra banesa janë përmbytur në shumë qytete të Shqipërisë. Por kujt i shërbejnë këto video-live në facebook, ku gjysma e vendit është pa drita? Kush ka nevojë të dëgjoj një ministër teksa uji ka "pushtuar" shumë shtëpi? Kush ka nevojë për propogandën e shëmtuar, kur në të gjithë vendin është pezulluar mësimi?
Ajo që duhet të bëjë çdo zyrtar përfshirë kryeministrin, është të lërë fjalët e tepërta në facebook, por t'i përvishet punës për t'i dhënë zgjidhje kësaj fatkeqësie natyrore./TPZ.AL/
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155357380281523/
https://www.facebook.com/nikopeleshi/videos/1471963392853023/
https://www.facebook.com/damian.gjiknuri.official/videos/1546143338840477/
https://www.facebook.com/xhackaolta/videos/1477302358972146/
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2069534176666276/
https://www.facebook.com/Tvkombi/videos/2178657972148027/