TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Kristian Panuçi, ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen miqësore me Turqinë. Një listë me shumë surpriza kjo e fundit, ku është zyrtarizuar mesfushori Astrit Ajdareviç i AEK-ut, si dhe mesfushori i Skënderbeut, Sabien Lilaj.
Bien ë sy grumbullimi për herë të parë i ish-lojtarit të Partizanit, Ylber Ramadanit, i cili luan në Danimarkë me Veljen. Një grumbullim i çuditshëm duket edhe ai i Naser Alijit, i cili është ende pa ekip, ndërkohë që Enis Gavazaj, ndryshe nga sa ishte folur, nuk bën pjesë në listën e Panuçit për ndeshjen me Turqinë më 13 nëntor në Antalia.
Mungojnë në listë lojtarë si Memolla dhe Kaçe, ashtu si dhe Kukeli dhe Cikalleshi për shkak dëmtimesh. Sulmuesi Bekim Balaj nuk është grumbulluar edhe këtë herë, pavarësisht se e ka kaluar dëmtimin. Një listë, që me siguri do të sjellë shumë polemika.
Ja dhe lista e plotë:
