SPORT, 12 Nëntor 2017, 14:15

United ofertë të çmendur për yllin e Real Madrid

United ofertë të çmendur për yllin e Real Madrid

Manchester United i ka ofruar yllit të Real Madrid, marco Asensio një ofertë të jashtëzakonshme pesëvjeçare.

Mediat spanjolle njoftojnë se trajneri portugez Jose Mourinho tashmë është duke parë objektivat e sezonit të ardhshëm, teksa dëshiron të ndërtojë të ardhmen në “Old Trafford”, ndërsa Marco Asensio është prioritet i tij.

“Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të paguajnë 200 milionë euro për shërbimet e Asensios dhe do t’i ofrojnë atij një ofertë pesëvjeçare me pagë 27 milionë euro në vit.

Mourinho dëshiron ta bëjë 21-vjeçarin blerjen kryesore të verës dhe shpreson se oferta pesëvjeçare do të mjaftojë për ta bindur talentin e Real Madridit për të kaluar tek United.