SPORT, 12 Nëntor 2017, 23:31

Christiano Ronaldo bëhet baba për herë të dytë

Christiano Ronaldo bëhet baba për herë të dytë

Kristiano Ronaldo, vetëm pak minuta më parë, ka postuar në rrjetet sociale, një foto nga salla e operacionit, pasi kishte vetëm pak çaste që kishte ardhur në jetë vajza e tij.

Siç njofton edhe ai vetë, vajza do të mbajë emrin Alana Martina, dhe ka ardhur në jetë nga Xhorxhina Rodrigez, e dashura e tij. “Alana Martina sapo erdhi në jetë. Si Alana, edhe Geo janë shumë mirë” – shkruan Ronaldo në postimin e tij.