TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
‘Helvetikëve’ iu ka mjaftuar një barazim pa gola 0-0 në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Bazel, ndaj Irlandës së Veriut.
Përfaqësuesja që në skuadër ka numër të madh të shqiptarëve, ndeshjen e parë në Irlandën e Veriut e kishte fituar 0-1, me golin e mbrojtësit Rodriguez.
Ndeshjen në Bazel, Petkoviq e nisi me tre lojtarë shqiptarë në formacion, Xhakën, Shaqirin dhe Xhemailin, ndërsa në pjesën e dytë u inkuadrua edhe Mehmedi.
Në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Piraues, Kroacia ka arritur një barazim pa gola (0-0) ndaj vendasve të Greqisë, për të siguruar pjesëmarrjen në ‘Rusia 2018’.
Ndeshjen e parë në shtëpi, Kroacia e kishte fituar me rezultat të thellë 4:1.
Sonte po ashtu, Kampionatin Botëror e siguroi edhe Zvicra, që eliminoi Irlandën e Veriut.