TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
MIQËSORE
Shënues: Under 47', Akbaba 60'/ Sadiku 24’, 39', Grezda 56'
E hënë, 13 nëntor 2017, Antalia, Turqi
Turqia: Babaçan, Jardimçi, Aziz, Sojunçu, Turan, Jukuslu, Ozjakup, Çalhanoglu, Under, Karaman, Tosun. Trajner: M. Luçesku Shqipëria: Berisha, Hysaj, Mavraj, Veseli, Lenjani, Lilaj, Xhaka, Memushaj, Roshi, Grezda, Sadiku. Trajner: K. Panuçi Gjyqtar: Georgi Nikolov Kabakov (Bullgari) Karton i Kuq: / MemushajGOL PAS GOLI
Turqi-Shqipëri 0-1: Minuta e 24' - Armando Sadiku kalon në avantazh Shqipërinë në minutën e 24-t. Odise Roshi depërton mjaft mirë në krahun e djathtë, hyn brenda zonës dhe pason për Sadikun, i cili e ka të thjeshtë për ta dërguar në rrjetë. [video width="642" height="332" webm="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/11/ice_video_20171113-192114.webm"][/video] Turqi-Shqipëri 0-2: Minuta e 39' - Shqipëria dyfishon shifrat në “Antalia Stadium”. Odise Roshi del mjaft mirë në krahun e djathtë, kroson në zonë për Sadikun, i cili godet bukur me kokë duke shënuar golin e dytë në këtë ndeshje 0-2 kur kanë kaluar vetëm 39 minuta lojë. [video width="644" height="360" webm="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/11/ice_video_20171113-192339.webm"][/video] 41′ Ledian Memushaj ndëshkohet me karton të kuq, pasi mesfushori vlonjat mori kartonin e dytë të verdhë, pas një ndërhyrje të panevojshme në mesfushë. Turqi-Shqipëri 1-2: Minuta e 47′ - Turqia shkurton rezultatin. Tosun pason në zonë për Under, i cili prek lehtësisht topin duke mposhtur portierin Berisha. [video width="640" height="324" webm="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/11/ice_video_20171113-193808.webm"][/video] Turqi-Shqipëri 1-3: Minuta e 55′ - GOOOL Shqipëria shënon sërish. Sadiku merr një top brenda zonës, pengohet nga mbrojtësit dhe topi më pas shkon te Grezda, i cili me një goditje me të majtën shënon golin e tretë. [video width="648" height="330" webm="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/11/ice_video_20171113-194836.webm"][/video] Turqi-Shqipëri 2-3: Minuta e 60′ Turqia shënon sërish. Pas një aksioni të shpejt Tosun lë një top në zonë për të sapofuturin Akbaba, i cili me një goditje me të majtën mposhtë portierin Berisha. [video width="642" height="326" webm="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/11/ice_video_20171113-195526.webm"][/video]