TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Televizioni CNN, ka krijuar një reklamë mjaft interesante, e cila ironizon Presidentin Trump për deklaratat e tij të cilat shpesh nuk bazohen në fakte, por në perceptimet që ai ka për ngjarjet dhe fenomenet e ndryshme. Në reklamë, tregohet një mollë. Narratori i reklamës thotë që ajo është një mollë, edhe pse disa njerëz mund të thonë se është një banane, apo të shkruajnë më gërma të mëdha banane (duke i'u referuar twitterit të Trump).
Narratori i reklamës thotë këto fjalë:
"Kjo është një mollë. Disa njerëz mund të mundohen t'ju thonë se është një banane. Mund të bërtasin, banane, banane, banane gjithë kohën. Mund ta shkruajnë fjalën BANANE me gërma të mëdha. Ju mund të filloni të besoni se kjo është një banane... por nuk është. Kjo është një mollë. FAKTET TË PARAT".
VIDEO:
TPZ.AL