TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Taulant Balla, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, gjatë një fjalimi të tij në edicionin e gjashtë të Akademisë Politike të PS-së, u tha të rinjve se ai ishte marrë me politikë qysh në moshën 18 vjeç.
“Gjatë bisedave me shumë të rinj që kam takuar në fushatat zgjedhore , por dhe në jetën e përditshme, ndodh shpesh që disa prej tyre të thonë: ‘Të merrem unë me politikë?! Ik mo Taulant merru me ndonjë gjë tjetër, mua nuk më pëlqen politika’. Sot vendosa t’ju them sinqerisht se nga eksperienca ime personale; merrem aktivisht me politik që prej ditës që mbusha 18 vjeç, pra kam më shumë pjesë të jetës që merrem me politikë sesa pjesa tjetër që nuk jam marrë. Që të merresh me politikë nuk do të thotë aspak që të braktisësh ëndrrat që ke dhe ato që dëshiron të bësh në jetë.”.
Balla tashmë është 40 vjeç, pra është marrë 22 vjet më politikë, teksa të gjithë e mbajnë mend se ai njihej më shumë si sekretari i ish-kryetarit Fatos Nano
Figura e tretë më e rëndësishme në hierkainë e Partisë Socialiste, pas Kryeministrit Edi Rama dhe Kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, ftoi të rinjtë të bëhen pjesë e bashkëqeverisjes.
“Aksesoni telefonat dhe kompjuterët tuaj portalin “Shqipëria që duam”. Nuk është “portal i kazanit” të jeni të sigurt. Nuk ka të bëjë fare me historinë e portaleve të tjera në Shqipëri”, tha Balla.
Akademia Politike e PS-së mbështetet nga fondacioni suedez Olof Palme” dhe ai gjerman “Friedrich Ebert Stiftung”.
“Shumë prej të diplomuarve në këtë Akademi, sot janë aktivistë dhe madje të zgjedhur në forumet drejtuese të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe Forumit Rinor Eurosocialist”, - tha Balla.