AKTUALITET, 28 Tetor 2017, 18:45

Juliano: Bobo Vieri do të vijë për të parë Partizanin

Juliano: Bobo Vieri do të vijë për të parë Partizanin

Trajneri i Partizanit, Mark Juliano, tha gjatë konferencë për shtyp, se skuadra e kuqe po rritet nga java në javë, por e rëndësishme është që të kemi përqendrim maksimal në çdo ndeshje.

Partizani do të përballet në fundjavë me Flamurtarin e vendit të tretë, por që ka vetëm një pikë më shumë se të kuqtë.

“Flamurtarin e konsideroj një kundërshtar mjaft të fortë. E kemi studiuar përgjatë gjithë javës. Flamurtari është kundërshtari më i vështirë që do të përballemi. Për ta mposhtur, ne duhet të japim në fushë shumë më shumë se ata”, - tha italiani.

Trajneri i Flamurtarit është Shpëtim Duro, që njeh mjaft mirë ambientin e kuq.

“Është një trajner me ide dhe e respektoj shumë. Kam ndjekur ndeshjet e Flamurtarit ka në skuadër mjaft lojtarë me kualitet”.

[gallery ids="13447,13450"]

Së fundmi Juliano ka qenë në shoqërinë e dy emrave të mëdhenj të futbollit italian: Krisitan Vierit dhe Paolo Maldinit.

“I kam shumë miq, ata shpesh më pyesin dhe janë shumë të interesuar  për eksperiencën time në Shqipëri me Partizanin, madje Vieri më ka premtuar se do të vij të ndjekë një prej ndeshjeve të Partizanit. Ardhja e De Biasit, Panuçit, Moxhit në Shqipëri kanë rritur ndjeshëm interesimin për kampionatin dhe futbollin shqiptar”, - përfundoi trajneri Mark Juliano. (d.f/Tpz.al)